Me kapuç dhe e pamëshirshme! 3 vjedhje me dhunë brenda dy muajsh, arrestohet “skifterja” në Tiranë (EMRI-VIDEO)

Me kapuç dhe e pamëshirshme! 3 vjedhje me dhunë brenda dy muajsh, arrestohet “skifterja” në Tiranë (EMRI-VIDEO)

26-vjeçarja duke vjedhur TIRANË- Një 26-vjeçare me precedent të theksuar penal për vjedhje është arrestuar në flagrancë në Tiranë. Sipas uniformave blu, Rozita Sopoti, është autorja e 3 vjedhjeve në kryeqytet, gjate muajit janar dhe shkurt. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, e reja, me kapuç në kokë, vepron pa hezitim, madje edhe me dhunë.  26-vjeçarja ndodhej aktualisht me masë sigurie “arrest në shtëpi” për të njëjtën vepër penale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ajo është e përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Intervali”. Kreu 2 vjedhje me dhunë gjatë muajit shkurt, dhe 1 vjedhje gjatë muajit janar, arrestohet në flagrancë 26-vjeçarja. Shtetasja, e dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për...