“Më kanë bërë keq, s’dua të më lëndojnë më”/ Letra e fundit e Xhuana Nikollajt, autopsia zbuloi shenjat e dhunës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku një 25-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, pasi dyshohet se dhunohej nga partneri. Kanë qenë familjarët e të resë që kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj bashkëshortit të saj, shtetasit Eraldo Fizi duke pretenduar se ai ushtronte dhunë. Sipas burimeve, në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune, ndërsa kjo është konfirmuar edhe nga autopsia. Në lidhje me këtë rast, Policia e Tiranës e ka shpallur bashkëshortin në kërkim për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij në Lezhë, por ai nuk është gjetur. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për lokalizimin e tij, pasi pritet të merret në pyetje...
Burimi:
top-channel.tv