Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Më jep para ose…”/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, autorit i sekuestrohet një thikë dhe një sëpatë
Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit të arrestuar për plagosjen e pronarit të një marketi në Kavajë. Policia bëri të ditur se lidhur me ngjarjen e një ditë më parë në Kavajë, ku shtetasi Eri Velecia, 42 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja, policia ka kryer arrestimin e autorit të dyshuar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia, 42 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë)”, njofton policia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.