“Më jep para, ose…”Plagoset me thikë pronari i një agjencie udhëtimesh në Kavajë, ndalohet autori (EMRAT)

“Më jep para, ose…”Plagoset me thikë pronari i një agjencie udhëtimesh në Kavajë, ndalohet autori (EMRAT)

FOTO ILUSTRUESE KAVAJË-Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku i plagosur ka mbetur Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera.  Mësohet se autori, Eri Velecia ka hyrë në një nga bizneset e të plagosurit, Artur Ligeja, dhe i ka kërkuar para këtij të fundit. 52-vjeçari i ka kërkuar të dalë jashtë ambjentit të biznesit, por autori nuk ka pranuar dhe e ka plagosur me thikë.  Autori, Eri Velecia është arrestuar ndërsa, i plagosuri raportohet se është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI