Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i kapur duke transportuar lëndë narkotike në Unazë të Madhe. Në pranga ka rënë shtetasi Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, ai u ndalua nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjet në Unazë të Madhe. Gjatë kontrollit në mjet, efektivët gjetën dhe sekuestruan 10 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje. Operacioni u organizua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që transportonte drogë dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 42-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 2 armë...
Burimi:
gijotina.com