Me dy gishtat lart, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Me dy gishtat lart, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Monika Kryemadhi TIRANË-Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në GJKKO, në kuadër të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Kryemadhi shfaqet e buzëqeshur, ndërsa shkëmben batuta me gazetarët, teksa përshëndet në kamera me dy gishta, simbol i PD-së. Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI