Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Me drogë me vete në makinë gati për shitje, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër
DROGA E SEKUESTRUAR SHKODËR-Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi u kapën duke qarkulluar me automjet, me lëndë narkotike të ndarë në doza, e dyshuar e destinuar për shitje. Të arrestuarit Patrik Gjeta, 21 vjeç, dhe Augen Veizi, 20 vjeç u ndaluan Shirokë, ku gjatë kontrollit të automjetit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza, një armë e ftohtë (thikë) dhe dy celularë. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lakeside”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: P. Gj.,...