Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përballuar thellimin dhe zgjatjen e papërcaktuar të krizës së karburanteve. Në reagimin e saj, Konfindustria kërkon hartimin dhe zbatimin urgjent të një pakete fiskale lehtësuese për të frenuar rritjen e çmimeve në treg. Sipas Konfindustrisë, paketa e parë antikrizë duhet të mbështetet në dy shtylla kryesore. Së pari, kërkohet që të gjitha të ardhurat shtesë në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimet e rritura të karburanteve, krahasuar me periudhën para krizës, të rikthehen drejtpërdrejt tek qytetarët dhe bizneset përmes uljes së çmimit final. Së dyti, organizata propozon uljen e taksës së qarkullimit të automjeteve deri në nivelin e rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja e karburanteve. Deklarata Konfindustria, duke marrë shkak nga...