‘Më bënte vizatimet sepse unë nuk merrja vesh fare’, Ketrin Gjonçaj rrëfehet: Me Edi Ramën ishim shokë klase, ishte nxënës i shkëlqyer

‘Më bënte vizatimet sepse unë nuk merrja vesh fare’, Ketrin Gjonçaj rrëfehet: Me Edi Ramën ishim shokë klase, ishte nxënës i shkëlqyer

Ketrin Gjoncaj ka qenë e ftuar në ‘Se luan Topi’ në Top Channel. Teksa ka rrëfyer për jetën e saj artistike, divorcin dhe ndarjen nga vajza e saj e vogël, Gjoncaj ka folur edhe për jetën kur mësonte në shkollën 8-vjeçare Alqi Kondi në Tiranë. Teksa ka publikuar një foto nga fëmijëria gazetarja ka treguar ndër të tjera se ka qenë në një klasë me kryeministrin Edi Rama. ‘Ai ka qenë nxënës i shkëlqyer, por i tërhequr, më bënte pikturat sepse unë nuk merrja vesh fare, ka qenë një nxënës i dashur me shokët dhe shoqet’, ka thënë Gjoncaj, teksa i referohej asaj që shkruhej për disiplinën në dëftesën e çdo nxënësi, në kohën kur ajo studionte. Top Channel