Me ballokume, verore e lule, Shqipëria feston Ditën e Verës, Elbasani qendra e festimeve

Me ballokume, verore e lule, Shqipëria feston Ditën e Verës, Elbasani qendra e festimeve

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Sot vendi feston Ditën e Verës me ballokume e verore (byzylykë tradicionalë). Festimet në gjithë vendin kanë nisur nga mbëmja e djeshme (13 mar), për ditën që simbolizon përfundimin e dimrit dhe gjallërimin e natyrës. Dita e Verës dikur mblidhte familje, të afërm e fqinj, por tani është shndërruar në festë më masive. Qyetet festojnë me muzikë e lojëra, ku të gjitha grup-moshat mund ta gjejnë veten.  Elbasani mbetet 'shpirti' i festës, ku qyteti është zbukuruar i gjithi me elementë që simbolizojnë ardhjen e pranverës. Qendra e qyteti, bulevardi kryesor, muret e kalasë janë veshur me dekor të veçantë, me ngjyra pranverore dhe me urime të sinqerta për një verë të paqtë e të begatë. Qyteti e pret i pari Ditën e Verës ndërsa...