Me armë zjarri dhe municion në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Kamëz
ARAMA E SEKUESTRUAR TIRANË-Një 51-vjeçar është vendosur në pranga në flagrancë pasi dyshohet se mbante armë zjarri të fshehur në banesën e tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit dhe municionin luftarak, që dyshohet se posedoheshin pa leje. Njoftimi i policisë: Finalizohet brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari i cili i kishte të fshehur në banesën e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tracking”. Në kuadër të operacionit u kap dhe...
Burimi:
zeri.ai