Me Albana Koçiun në krah si zv.kryeministre, Rama zbulon pamjet nga mbledhja e parë e qeverisë me ministrat e rinj
6 ministrat dhe zv/kryeministrja e re në detyrë, janë betuar sot përpara presidentit të Republikës Bajram Begaj pas marrjes së votëbesimit dje në Kuvendin e Shqipërisë në mes të kaosit e PD. Përpos ndryshimeve në disa dikastere, janë 4 ministra të rinj që i bashkohen kabinetit të qeverisë së Edi Ramës. Ferit Hoxha është diplomati, i cili tashmë do të drejtojë Ministrinë e Jashtme. Enea Karakaçi, i cili ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të OSHEE-së, është emëruar ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zënë vendin e Belinda Ballukut. Ermal Nufi do të jetë ministri i ri i Mbrojtjes, i cili deri më sot ka mbajtur postin e zv/sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri. Erion Ismaili do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet...
Burimi:
sot.com.al