Me 51 kg drogë në makinë drejt Greqisë, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim i vëllai dhe dy të tjerë

Me 51 kg drogë në makinë drejt Greqisë, arrestohet 30-vjeçari, në kërkim i vëllai dhe dy të tjerë

PAMJE NGA SEKUESTRIMI GJIROKASTËR-Një sasi prej 51 kilogramë lëndë narkotike kanabis është kapur nga Policia e Gjirokastrës. Aksioni çoi në arrestimin e Nelson Pashkës 30 vjeç, në mjetin e të cilit u gjet droga e fshehur në 48 pako me destinacion Greqinë. Pashka u ndalua nga Policia në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” duke transportuar me automjet tip “Nissan”, ku droga u gjet e fshehur në një hapësirë të improvizuar tek shasia e automjetit. Në kërkim u shpallën Elidon Pashka, vëllai i 30-vjeçarit të arrestuar, Dorjan Cilingari dhe Sheme Agaj, organizatorë dhe bashkëpunëtorë të Nelson Pashkës. Njoftimi i policisë: Sekuestrohen rreth 51 kg Cannabis Sativa, të ndarë në 48 pako, me qëllim trafikimin në Greqi. Arrestohet 30-vjeçari që transportonte lëndën, fshehur në një hapësirë të improvizuar tek shasia e automjetit....