Me 164 mijë euro të falsifikuara dhe municion luftarak në banesë, pranga 19-vjeçarit në Shkodër

Me 164 mijë euro të falsifikuara dhe municion luftarak në banesë, pranga 19-vjeçarit në Shkodër

eurot e sekuestruara SHKODËR- Ornaldo Çerenishta 19-vjeç është arrestuar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit 'Livadhet 3'. I riu akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, 19-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025.  Njoftimi i policisë; Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “Livadhet 3”. Vihet në pranga një 19-vjeçar. Sekuestrohen nga banesa e tij, 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8...