Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Me 12 emigrantë drejt kufirit grek! Arrestohen babë e bir: 10 mijë euro për rrugën nga Egjipti drejt Italisë
pamje nga aksioni TIRANË-Një rast i paligjshëm i trafikimit të emigrantëve është goditur nga Policia. Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Konkretisht Besnik Matellarin dhe djalin e tij, Mariglen Matellari, të dy të dyshuar si të përfshirë në një skemë të organizuar të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm janë arrestuar në flagrancë. Babë e bir u kapën në kufirin grek me 12 emigrantë kryesisht egjiptianë. Këta të fundit para hetuesve kanë deklaruar se paraprakisht paguan nga 7 deri në 10 mijë euro për person, për transportin nga Egjipti drejt Italisë. Emigrantët fillimisht kalonin ilegalisht nga Egjipti në Greqi, ku më pas ndihmoheshin nga trafikantë të tjerë për të hyrë në Shqipëri. Pasi mbërrinin në territorin shqiptar, Besnik Matellarin së bashku me djalin e tij...