Me 1 milion euro nga Serbia në Kosovë, polici shqiptar kapet në kufi, skaneri me rreze ‘X’ e nxjerr zbuluar
eurot e sekuestruara KOSOVË- Një vlerë prej 1 milion eurosh e fshehur në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni është gjetur nga zyrtarët e Doganës dhe policët kufitarë në Merdarë. Mes personave të dyshuar të cilët po transportonin nga Serbia brenda Kosovës 1 milion euro të padeklaruara te autoritetet doganore, ndodhet edhe një polic shqiptar. Konretisht bëhet fjalë për Ardit Laska, polic në radhët e Policisë së Shtetit në Shqipëri, në Komisariatin numër 5 në Tiranë. Bashkë me të janë ndaluar edhe Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj. Zbulimi i shumës së parave u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje. Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një...
Burimi:
zeri.ai