Mbyllja e tregut të Vlorës, qytetarët në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkojnë dialog
Tregtarët e Tregut Industrial në Vlorë, u paraqitën këtë të premte pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare lidhur me mbylljen e tregut. Ata janë paraqitur të revoltuar teksa kanë kërkuar nga Bashkia që t’u vihet në dispozicion një treg i mirëfilltë dhe i përshtatshëm, ku të mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre tregtar pa u penalizuar ekonomikisht. Ata thotë se është e patolerueshme që të largohen nga puna në këtë mënyrë, ndërsa kanë kërkuar të takohen edhe me kryetaren e Bashkisë së qytetit. “Ne kërkojmë që atje asnjë mos të lëvizi në ato vendet pa u ndërtuar një treg i mirëfilltë. I mbuluar, me të gjitha kushtet. Nuk është imazhi i Vlorës...
Burimi:
gijotina.com