Mbyllja e tregut në Vlorë, tregtarët protestojnë, futen me forcë brenda ambienteve të bashkisë: Kërkojmë zgjidhje konkrete

Mbyllja e tregut në Vlorë, tregtarët protestojnë, futen me forcë brenda ambienteve të bashkisë: Kërkojmë zgjidhje konkrete

Tregtarët e tregut të “madh në Vlorë” kanë dalë ditën e sotme serish në protestë përpara Bashkisë së Vlorës, pas takimit që zhvilluan një ditë më parë me kryetaren e bashkisë, Bruna Mersini. Sipas tregtarëve, takimi nuk solli asnjë zgjidhje konkrete për problematikën e tyre. Në shenjë revolte, tregtarët u futën me forcë brenda ambienteve të Bashkisë së Vlorës, duke kërkuar një përgjigje nga autoritetet vendore. Menjëherë në vendngjarje mbërritën edhe efektivët e Policisë së Shtetit për të monitoruar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e protestës. Tregtarët nuk u pritën nga nënkryetarja e bashkisë Irena Toshkallari. Pas një diskutimi me nënkryetaren e bashkisë, protesta u mbyll, ndërsa tregtarët deklaruan se do të qëndrojnë në tregun aktual deri në momentin që do t’u ofrohet një...