Mbyllet protesta e PD fill pas seancës, Berisha mesazh mbështetësve: U futët tmerrin
Është mbyllur protesta e PD jashtë Kuvendit, menjëherë pas mbylljes së seancës plenare ku u votua kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Berisha u është drejtuar protestuesve me një fjalim të shkurtër, ku u tha se “i kanë futur tmerrin qeverisë” dhe i falënderoi që morën pjesë, duke thënë se do të vazhdojnë me protestat, dhe se radhës do të mbahet më 22 mars. “Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i tij i krimit Së pari, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, burra dhe gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë të historisë sonë. Keni ardhur...
Burimi:
top-channel.tv