Mbyllet pas 6 orësh seanca paraprake Meta-Kryemadhi, SPAK lexon gjysmën e dosjes, paraqet dhe provat

Mbyllet pas 6 orësh seanca paraprake Meta-Kryemadhi, SPAK lexon gjysmën e dosjes, paraqet dhe provat

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta TIRANË-Ka përfunduar pas gjashtë orësh në GJKKO seanca paraprake gjyqësore ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi. Në seancën e sotme SPAK ka lexuar gjysmën e dosjes, 130 faqe nga 230 faqe që ka dosja, ku ka paraqitur aktakuzat dhe provat bashkangjitur. Pas përfundimit të paraqitjes së aktakuzës dhe provave nga ana e SPAK, në seancat e ardhshme pritet që fjala t’i kalojë mbrojtjes. Ky proces është pjesë e hetimeve për çështjet që lidhen me aktivitetin e ish-presidentit dhe personave të tjerë të përfshirë në dosje, ku SPAK kërkon kalimin e saj në gjykim.  Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir...