Mbron portugezin që vrau Ardian Nikulajn, avokati Cakrani: Do ta apelojmë vendimin

Mbron portugezin që vrau Ardian Nikulajn, avokati Cakrani: Do ta apelojmë vendimin

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, i vrarë më 19 prill 2023. Vendimi u dha në një seancë gjyqësore të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ku ishin të pranishëm edhe familjarë të viktimës. Saraiva u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, armësh shpërthyese dhe municionit”. Pas shpalljes së vendimit, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani reagoi ashpër, duke e cilësuar klientin e tij të pafajshëm dhe vendimin e gjykatës të padrejtë. “Gjykata e Lezhës ka dënuar një të pafajshëm, sepse nuk ekziston asnjë provë që implikon Ruben Saraivën në këtë vrasje. Çështja është trajtuar si një...