Mbrojtja e Veliajt kundërshtime në Kushtetuese: Prokuroria thotë se të qenit kryebashkiak është arsye për paraburgim

Mbrojtja e Veliajt kundërshtime në Kushtetuese: Prokuroria thotë se të qenit kryebashkiak është arsye për paraburgim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme lidhur me masën e sigurimit ndaj tij. Prapësimet e prokurorisë paraqesin argumente thellësisht problematike për shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve demokratike. 1-Në mënyrë të paprecedent, prokuroria argumenton se vetë autoriteti demokratik i një të zgjedhuri vendor përbën në vetvete rrezik për hetimin penal. Në prapësimet e saj ajo shprehet se: “Edhe pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë, vetë autoriteti i rikthyer krijon presion objektiv mbi vartësit, duke cenuar spontanitetin dhe lirinë e dëshmisë.” Sipas kësaj logjike, legjitimiteti demokratik i një të zgjedhuri nuk trajtohet si shprehje e sovranitetit të qytetarëve, por si faktor presioni procedural që duhet neutralizuar përmes paraburgimit. Një qasje e...