Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Nuk ka asnjë provë që ish-Presidenti ka pasur rol në kryerjen e krimeve

Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Nuk ka asnjë provë që ish-Presidenti ka pasur rol në kryerjen e krimeve

Po mbahet sot seanca për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiç, tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së. “Konsensusi i provave dhe dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë që shënjestronte kundërshtarët. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime të hënën. ZPS tha në kundërpërgjigjet e tyre të hënë se mbrojtja nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj si gjykatës. Mbrojtja e di që do të pranoni...