Mbrojtja e Ballukut në Kuvend, Berisha: Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama
Kryedemokrati Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike, ku pritet të merren vendime për këtë forcë politike. Nga Kryesia e PD-së, Berisha sulmoi Edi Ramën sa i takon çështjes “Balluku” dhe kërcënimet që kryeministri ka bërë sipas tij ndaj SPAK. Berisha tha se SPAK ishte viktimë direkte e Ramës, po ashtu dhe çdo qytetar shqiptar dhe aspirata për integrim në BE. ‘Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë së PD, kjo mbledhje thirret në një moment jashtëzakonisht të veçantë për vendin. Në një moment në të cilin Edi Rama pas një përpjekje të jashtëzakonshme të opozitës, por e vërteta është edhe të partnerëve ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare për zbatimin, funksionimin e shtetit ligjor, zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama haptas hoqi çdo maskë,...
Burimi:
gijotina.com