Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë
Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj. Sipas burimeve, gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill. Ndërkohë është përcaktuar edhe kalendari për proceset e tjera organizative brenda partisë. Më 23 maj do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të PDSH, ndërsa Kuvendi Kombëtar i partisë do të mblidhet më 6 qershor. Gjatë mbledhjes së Kryesisë është vendosur gjithashtu krijimi i një grupi pune për rishikimin e Statutit të partisë. Ky grup do të drejtohet nga Gazment Bardhi si kryetar dhe do të ketë në përbërje këta anëtarë: 1. Gazment Bardhi – Kryetar2....
Burimi:
gijotina.com