“Mbledhja të bëhet me dyer të hapura”, debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’, Balla-Bardhit: Jeni qesharakë, është kërkesë e prokurorit

“Mbledhja të bëhet me dyer të hapura”, debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’, Balla-Bardhit: Jeni qesharakë, është kërkesë e prokurorit

Këshilli i Imunitetit është mbledhur sot për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se mbledhja me dyer të mbyllura është shoqëruar me debate. Kjo pasi demokratët kanë kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer të hapura, gjë që nuk është pranuar nga socialistët. “Në parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Ramës në këtë çështje”, ka thënë kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi. Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla i është...