Mbledhja e Kuvendit/ PD: Nuk jemi njoftuar për seancën plenare të kësaj jave

Mbledhja e Kuvendit/ PD: Nuk jemi njoftuar për seancën plenare të kësaj jave

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë të ditur se deri në orën 16:40 të ditës së sotme nuk ka marrë asnjë njoftim nga Kryetari i Kuvendit për zhvillimin e një seance plenare gjatë kësaj jave. Sipas njoftimit, me vendim të mazhorancës në seancën plenare të datës 19 janar 2026, në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit është përcaktuar se këtë javë nuk do të zhvillohet seancë plenare. Seanca e rradhës është planifikuar për të mbajtur më 27 janar. Partia Demokratike thekson se sipas pikës 3 të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës duhet të njoftohen për deputetët dhe publikun si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar. “Në respekt...