Mbledhja e Gjyqtarëve, Dhimitër Lara zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Posaçme të Apelit

Mbledhja e Gjyqtarëve, Dhimitër Lara zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Posaçme të Apelit

Në mbledhjen e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e mbajtur më 23 dhjetor 2025 dhe nën drejtimin e Zëvendëskryetares znj. Saida Dollani, u zgjodh z. Dhimitër Lara si Zëvendëskryetar i Gjykatës. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Njoftimi: Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e mbajtur nën drejtimin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës znj. Saida Dollani, sot më datë 23.12.2025 zgjodhi Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, z. Dhimitër Lara. Gjyqtari Dhimitër Lara, merr detyrën në përfundim të mandatit të Zëvendëskryetarit znj. Saida Dollani, e cila ushtroi detyrën e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe...