Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin
Dyshohet se kishte shënjestër për atentat, arrestohet 24-vjeçari i armatosur në shëtitoren e plazhit. Bashkë me të një i dytë në pranga Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Durrës, ku Policia ka arrestuar një 24-vjeçar nga Kavaja, i cili dyshohet se po lëvizte i armatosur me qëllime të rrezikshme. Operacioni policor i koduar “PURPOSE”, i finalizuar nga Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, u zhvillua pas informacioneve se një shtetas po qarkullonte drejt Durrësit me motomjet, i pajisur me armë zjarri. Sipas burimeve policore, 24-vjeçari Çim Kazazi u ndalua në lagjen nr. 13, në zonën e shëtitores së plazhit. Gjatë kontrollit, në sediljen e motomjetit iu gjet një pistoletë Glock me municion luftarak, të cilat u sekuestruan si...
Burimi:
gijotina.com