Mbi 60% e të rriturve në Shqipëri janë mbipeshë ose obezë
Përqindja e të rriturve në Shqipëri që janë mbipeshë ose obezë është rritur ndjeshëm gjatë tre dekadave të fundit, duke kaluar nga rreth 50% në vitin 1990 në mbi 62% në vitin 2022, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme të World Health Organization – Global Health Observatory (2025), të përpunuara nga Our World in Data. Të dhënat tregojnë një rritje të vazhdueshme dhe pothuajse lineare përgjatë gjithë periudhës. Në fillim të viteve ’90, rreth gjysma e popullsisë së rritur në vend klasifikohej si mbipeshë ose obezë, me një nivel prej afërsisht 50%. Ky tregues u rrit gradualisht në rreth 52% në vitin 2000 dhe arriti në rreth 57% në vitin 2010, duke reflektuar një ndryshim të qëndrueshëm në profilin shëndetësor të popullsisë. Rritja...
Burimi:
kohajone.com