Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake
Numri i viktimave nga protestat masive kundër regjimit në Iran po rritet çdo ditë. Sipas Agjencisë së të Drejtave të Njeriut HRANA, të paktën 544 persona, mes tyre tetë fëmijë, janë vrarë gjatë 15 ditëve të fundit. Mbi 10,600 protestues të tjerë raportohet se janë arrestuar dhe dërguar në burgje. Irani prej më shumë se 84 orësh është i shkëputur nga interneti dhe linjat telefonike, lëvizje që po e bën të vështirë verifikimin e informacioneve dhe të numrit të plotë të viktimave. Garda Revolucionare ka akuzuar SHBA-në se po nxit protestat dhe e ka cilësuar reagimin e dhunshëm të autoriteteve si “mbrojtje të sigurisë kombëtare”. Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump po shqyrton disa skenarë kundër Iranit, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake. Ai ka...
Burimi:
gijotina.com