Mbi 277 mln lekë dëm financiar! Kryebashkiaku i Tropojës në GJKKO: Në 35 vite punë, s’kam marrë asnjë vërejte

Mbi 277 mln lekë dëm financiar! Kryebashkiaku i Tropojës në GJKKO: Në 35 vite punë, s’kam marrë asnjë vërejte

TIRANË-Në GJKKO u mbajt seanca e parë e themelit për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja. Byberi, së bashku me zëvendësin e tij, Abedin Kërrnaja, akuzohen për shpërdorim detyre, me dëm financiar që kalon 277 milionë lekë. Sipas SPAK, ata janë përgjegjës për dëmtimin e sipërfaqeve pyjore gjatë ndërtimit të dy rrugëve, duke mos u konsultuar me institucionet përkatëse. Në seancën e sotme kryebashkiaku u shpreh se nuk është i dënuar me parë dhe nuk ka marrë asnjë vërejtje në 35 vite punë. Prokurori i SPAK Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për gjykim dhe kërkoi të thirren në proces 10 dëshmitarë si dhe bëri me dije emrat që janë pyetur gjatë kësaj kohe në cilësinë e personave që kanë dijeni. Një njoftimin e Prokurorisë së Posaçme thuhej se për nisjen...