Mbi 200 mijë inspektime në tregun e punës

Mbi 200 mijë inspektime në tregun e punës

Lufta kundër informalitetit dhe mbrojtja e të drejtave të punëmarrësve ishin në fokus të analizës vjetore të Inspektoratit të Punës për 2025. Në aktivitetin ku mori pjesë edhe Delina Ibrahimaj, u theksua nevoja për më shumë kontrolle dhe ndërgjegjësim. Gjatë vitit u inspektuan mbi 205 mijë vende pune në 9532 subjekte (+27.7%). U identifikuan 2591 punonjës informalë, 98% e të cilëve u formalizuan, ndërsa punonjësit pa kontratë ranë me 24%. Formalizimi solli 28.2 mln lekë më shumë në muaj në sigurime. U vendosën 268 gjoba (64.5 mln lekë). Ankesat arritën 1179, ku 70% u zgjidhën në favor të punëmarrësve. U regjistruan 275 aksidente në punë (48 fatale), në rritje nga 2024. Dashnor Sula paralajmëroi masa më të ashpra ndaj shkelësve, ndërsa Eljo Muçaj prezantoi prioritetet...