Mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 masa sigurie

Mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 masa sigurie

FOTO ILUSTRUESE DURRËS- Policia e Durrësit dhe e Tiranës kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për zbatimin e masave të sigurisë të firmosura nga gjykata në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”, pasi pasi mbetjet në 102 kontejnerët e anijes “Moliva” rezultuan të rrezikshme. Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar në këtë çështje, mes tyre edhe drejtues të "Kurum". Po ashtu, masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM dhe Doganave. Mësohet e nga këto masa, 26 janë "arrest me burg", ndërsa 7 masa "arrest shtëpie". Për ish-drejtoreshën e AKM, Arta Dollani, është vendosur "arrest shtëpie".