Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Gjykata e Durrësit lë në burg 9 prej të arrestuarve, 4 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Gjykata e Durrësit lë në burg 9 prej të arrestuarve, 4 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Gjykata e Durrësit pas verifikimit të kushteve të masave të sigurisë për 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurumit la në qeli 9 nga 13 të arrestuarit paraprakisht me burg, 4 u lanë në arrest shtëpie dhe për 7 të tjerë u vendos masa e sigurimit detyrim paraqitjeje dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Masat e caktuara nga gjykata, pas një seance që ka zgjatur mbi 6 orë: 1. Shtetasi Rami Buga – dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi 2. Shtetasi Shaban Hyseni- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg 3. Shtetasja Mirjeta Zotaj- dyshuar për veprën penale “Falsifikim...