Mbetjet e rrezikshme, Gjykata e Durrësit ndryshon masat e sigurisë
Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Durrësit për vlerësimin e 20 masave të sigurimit për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të Kurum. Gjykata e Durrësit ka ndryshuar një pjesë të masave të sigurisë të vendosura në kuadër të operacionit policor “Eko-Toxic”, që lidhet me kontrabandën dhe menaxhimin e paligjshëm të mbetjeve industriale. Nga 20 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar vendimet në fazën fillestare, sot disa prej tyre përfituan masa më të lehta. Për tre shtetas, masa “arrest në burg” u zëvendësua me “arrest në shtëpi”, ndërsa për disa të dyshuar për shpërdorim detyre u hoq arresti në shtëpi dhe u vendos ndalim i daljes jashtë shtetit si dhe detyrim për t’u paraqitur periodikisht në policinë gjyqësore. Një tjetër i dyshuar, i arrestuar fillimisht në...
Burimi:
kohajone.com