Mbetjet e “Kurum”/ Kush janë 33 të arrestuarit, nga Arta Dollani te pronarja e “Sokolaj” dhe drejtues të kompanisë (EMRAT)

Mbetjet e “Kurum”/ Kush janë 33 të arrestuarit, nga Arta Dollani te pronarja e “Sokolaj” dhe drejtues të kompanisë (EMRAT)

kurum DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në kuadër të hetimit për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, të konfiskuara rreth një vit më parë në Portin e Durrësit. Policia e Durrësit dhe Tiranës po zhvillon një operacion në 3 qytete, për ekzekutimin e masave të sigurisë. Hetimi ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në lidhje me menaxhimin, magazinimin dhe tentativën për trajtim të këtyre mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës, nga kompanitë "Kurum International" dhe "Sokolaj" si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor në portin e Durrësit. Nga 33 masa, mësohet se 26 prej tyre janë "arrest me burg", ndërsa 7 prej tyre janë "arrest shtëpie", ku përfshihen zyrtarë, drejtues dhe funksionarë...