Mbetjet e kompanisë Kurum, kush janë 33 personat që morën masë sigurie nga Prokuroria e Durrësit

Mbetjet e kompanisë Kurum, kush janë 33 personat që morën masë sigurie nga Prokuroria e Durrësit

Policia e Durrësit dhe Tiranës mësohet se ka ekzekutuar masat e sigurisë të vendosura nga gjykata në lidhje me skandalin e mbetjeve industriale të kompanisë KURUM. Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 26 prej tyre janë arrestuar, mes të cilëve 5 doganierë, ndërsa 7 persona janë vendosur në arrest shtëpie. Prokuroria shkruan: Caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Erdal Demir, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në katër raste, “Transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” në dy raste, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë...