Mbërrin në KLGJ shkresa për Irena Gjokën, Prokuroria e Përgjithshme: E dënuar në Greqi për falsifikim vize
Irena Gjoka TIRANË-Ka mbërritur pasditen e 21 janarit në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë për gjyqtaren Irena Gjoka, e dënuar në Greqi për falsifikim vize. Shkresa tashmë do të shqyrtohet nga komisioni i zhvillimit të karrierës pranë KLGJ që më pas do ti përciltet mbledhjes së anëtarëve të KLGJ. Prokuroria ka kërkuar nga KLGJ-së që të vlerësojnë nëse “është apo jo në kushtet e ndalimit për të marrë postin e gjyqtares sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit”. Sipas shkresës thuhet se vendimi i Gjykatës së Janinës për të dënuar gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, për falsifikim të vizës, i marrë në korrik 2005, është i vërtetë dhe autentik. Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet...
Burimi:
zeri.ai