Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo
Sot në orën 10:00 mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, ku do vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. Në seancën e kaluar pati përplasje mes Metës dhe prokurorit Sotir Kllapi. Prokurori i SPAK arriti të lexonte vetëm 90 faqe nga kërkesa për kalim për gjykim të ish çiftit dhe mbeten edhe rreth 100 faqe të tjera. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik të 2025 lidhur me aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë,...
Burimi:
gijotina.com