Mazhoranca ndryshime në Kodin Penal dhe të Procedurës Penale. Edhe Kushtetuta do rishikohet
Vendimi për “mosvendim” i Gjykatës Kushtetuese duket se ka acaruar se tepërmi kryeministrin dhe mazhorancën. Kjo duket jo vetëm në ato çka tha sot Rama por edhe në fillimin e lëvizjes nga specialistët me të mirë ligjor të PS, kryesuar nga Fatmir Xhafa. Sot kryeministri postoi këtë status: “3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga : Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton. Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e...
Burimi:
kohajone.com