“Maskat ranë”/ ‘Shpërthen’ Këlliçi: Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave

“Maskat ranë”/ ‘Shpërthen’ Këlliçi: Në 50 ditë protesta karrigia e Ramës u lëkund, do të ketë fundin e qelbësirave

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në ditën e 50-të të protestës së qytetarëve në Bulevard, duke deklaruar se kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama është kthyer në çështjen kryesore të debatit publik në vend. Në një postim në rrjetet Këlliçi u shpreh se protesta vijon kundër korrupsionit, arrogancës së qeverisë, qeverisjes së keqe dhe shpërfilljes së qytetarëve. “Sot është dita e 50 e protestës së pandërprerë të qytetarëve në Bulevard, kundër korrupsionit, arrogancës, qeverisjes së keqe, trajtimit të Shqipërisë si plaçkë dhe shpërfilljes së njerëzve”, deklaroi Këlliçi. Sipas tij, kërkesa kryesore e protestës, largimi i Edi Ramës, mbetet pika e parë e agjendës politike në vend. “Kërkesa kryesore, largimi i Edi Ramës, mbetet pika e parë në agjendën e politikës në...