“Maskaradë e drejtësisë në Hagë”/ Gjyqi i ish-krerëve të UÇK shkoi deri në Bordin e Paqes përpara Trump

“Maskaradë e drejtësisë në Hagë”/ Gjyqi i ish-krerëve të UÇK shkoi deri në Bordin e Paqes përpara Trump

Kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të ngjarjeve më të spikatura të javës në podkastin “Flasim”, ku në thelb vuri pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, aty ku foli edhe për situatën në Hagë për ish-krerët e UÇK-së përpara presidentit amerikan Donald Trump dhe liderëve të tjerë. Ai u shpreh se përcolli botërisht shqetësimin kombëtar për atë që e quan “maskarada e pabesueshme e Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë”, ndaj Hashim Thaçit e çlirimtarëve të Kosovës. “Vizita në Washington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes ishte padyshim momenti më i veçantë i kësaj jave. Shqipëria u ul me krenari në një tryezë ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Më vjen mirë natyrisht për jehonën e...