Mashtronin shtetas të huaj duke iu premtuar investime në bursa, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 7 persona në gjyq pasi mashtronin shtetas të huaj me anë të call centerave. Sakaq, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në gjyq do shkojnë Bekim Byberi, Klaudio Demiri, Jani Janko, Andi Lleshaj, Ervis Alcani, Gjergji Rebi dhe Lindis Shkalla. Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona, shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale ‘Mashtrimi’ parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8500 të vitit 2023, të nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e...
Burimi:
top-channel.tv