Mashtrimi me dekoderat piratë/ Kontrolle, sekuestrime dhe ndjekje penale. Aksion i policisë për IPTV që dëmtuan mijëra qytetarë

Mashtrimi me dekoderat piratë/ Kontrolle, sekuestrime dhe ndjekje penale. Aksion i policisë për IPTV që dëmtuan mijëra qytetarë

Duken si një zgjidhje perfekte: qindra kanale televizive, filma pa fund, sporte “live” dhe gjithçka me një çmim qesharak. Por pas kësaj oferte joshëse fshihet një mashtrim i rrezikshëm që po prek mijëra konsumatorë shqiptarë. Bëhet fjalë për dekodera IPTV pirate, të shitur në mënyrë të paligjshme nga individë apo subjekte fantazmë, madje edhe nga disa ofrues shërbimesh interneti. Pa licencë, pa kontroll dhe pa përgjegjësi, këto pajisje po përhapen masivisht përmes rrjeteve sociale dhe tregut informal. Së fundmi, një aksion i gjerë i nga Drejtoria e Krimit Kibernetik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ka zbuluar një skemë mashtrimi ku disa subjekte përdornin në mënyrë të paligjshme edhe logon e kompanisë “DigitAlb”, duke përfituar shuma parash nga qytetarët. Hetimet tregojnë se programet televizive transmetoheshin...