Mashtrimi me call centera! Shpallen në kërkim 3 vëllezërit, akuzohen si organizatorët e kësaj skeme (Emrat)

Mashtrimi me call centera! Shpallen në kërkim 3 vëllezërit, akuzohen si organizatorët e kësaj skeme (Emrat)

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e zhvilluara nga SPAK në lidhje me Call Centerat në Tiranë. Mësohet se janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim nga SPAK, 3 vëllezërit, Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj, ku njëri prej tyre, Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro” me objekt call Center, Telemarketing. Sipas burimeve, nga kontrollet janë zbuluar disa prova materiale, ndërsa ato po vijojnë edhe sot, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen. Deri tani mësohet se 10 persona janë arrestuar, si të dyshuar si operatorë të call-center-ave. Prej mbrëmjes së djeshme, SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer rreth 33 kontrolle në disa zona të Tiranës, si pjesë e nisjes së...