Mashtrimi-Jetë përrallore me 120 makina e vila luksoze, dënohet me burg imami shqiptar në Zvicër
FOTO ILUSTRUESE ZVICËR-Një drejtor menaxhues 57-vjeçar nga Kosova, i vetëshpallur imam, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut Dietikon, për mashtrim dhe disa vepra të tjera penale financiare. Krahas dënimit me burg, gjykata ka urdhëruar edhe dëbimin e tij nga Zvicra për një periudhë trevjeçare. Vendimi u shpall pas një gjykimi disa-ditor, ku i pandehuri, anëtarë të familjes së tij dhe kontabilisti u përballën me akuza të shumta që lidhen me mashtrime financiare, përfshirë përfitime të paligjshme gjatë pandemisë Covid-19. Sipas autoriteteve, ai kishte ndërtuar një jetë luksoze duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran, duke shkaktuar një dëm prej rreth 1.5 milionë frangash. Sipas gazetës “Tages Anzeiger”, i dënuari pretendonte se udhëhiqte rreth 8 mijë besimtarë dervishë dhe kishte përfshirë në aktivitetet kriminale gjithë...
Burimi:
zeri.ai