Mashtrimi/ I vodhi paratë 24-vjeçares dhe mori kredi në emër të saj, prangoset 41-vjeçari në Krujë

Mashtrimi/ I vodhi paratë 24-vjeçares dhe mori kredi në emër të saj, prangoset 41-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi përmes mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetase, madje ka marrë edhe kredi në emër të saj. Sipas njoftimit të policisë, 41-vjeçari banues në Durrës, rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale të mashtrimit. “Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.