Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë

Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti dhe 5 të tjerë merren të pandehur në gjykatë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 6 persona, Adnand Mahmuti, Blerina Kapaj, Blerina Kota, Mirela Guri, Mirgen Zaçellari dhe Saimir Gora dhe 5 shoqëri; “MAGOWARE” sh.p.k., “OVER SPORT” sh.p.k., “TIBO AL” sh.p.k., “TIBO Communications” sh.p.k. dhe “TIBO” sh.p.k., për katër vepra penale; mashtrimi, pastrimi produkteve, fshehje e të ardhurave e mospagim taksash. Hetimet Hetimet nisën pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila kishte dhënë një hua prej 2.2 milionë eurosh për investim në biznes, por sipas organit të akuzës, shuma nuk u kthye dhe u përdor në mënyrë të kundërligjshme. Në qendër të skemës dyshohet të jetë Adnand Mahmuti i cili, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe përmes disa kompanive, ka mashtruar duke shfrytëzuar besimin dhe marrëdhënien miqësore me kallëzuesen. Sipas Prokurorisë, nga analiza e transaksioneve financiare...