Masakra e Urës Vajgurore me katër policë të vrarë, GJKKO refuzon kërkesën e Fran Marashit për shfuqizimin e urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë
Fran Marashi ka paraqitur një kërkesë më 30 janar për të kundërshtuar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, i cili përcaktonte vendosjen e tij në regjim të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë. Kërkesa e tij është shqyrtuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në përfundim të shqyrtimit, gjykata ka vendosur që të shpallë papranueshmërinë e kërkesës penale të Marashit. Sipas gjykatës, çështja ka mbetur pa objekt, duke e refuzuar kërkesën për shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë. Ky vendim mund të apelohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda një periudhe prej 15 ditësh, duke filluar nga dita e nesërme e njoftimit të këtij...
Burimi:
top-channel.tv